Britania, e shqetësuar me akuzat e Serbisë për dy anglezë
Londër, 1 nëntor - Qeveria e Britanisë është duke i shqyrtuar në detaje akuzat kriminale të ngritura nga policia serbe kundër dy lojtarëve të ekipit U-21 të Anglisë, pas ndeshjes së kthimit të barazhit për Euro 2013″, ndeshje që përfundoi dhunshëm.
Policia ka ngritur akuza ndaj 12 personave, përfshirë dy lojtarë anglezë dhe një ndihmëstrajner, që akuzohen për sjellje të dhunshme. Pesë lojtarë serbë po ashtu janë akuzuar.