Brazili tërheq kandidaturën për Kupën e Botës në futboll për femra 2023
Autoritetet e vendit kanë thënë se nuk mund t'i ofrojnë FIFA-s garancitë e nevojshme financiare për shkak të ndikimeve të pandemisë së COVID-19.
Konfederata braziliane e futbollit gjithashtu deklaroi se do të mbështesë kërkesën e Kolumbisë përballë asaj të Japonisë dhe kandidaturës së përbashkët të Australisë dhe Zelandës së Re.
Amerika e Jugut asnjëherë nuk e ka organizuar këtë turne.
Vendimi pritet të merret në 25 qershor.