23 Dhjetor 2024

Brazili sot përballë Bregut të Fildishtë, Italia përballë Zelandës

Johanesburg, 20 qershor - Për Brazilin vjen edhe prova e parë e vërtetë përballë Bregut të Fildishtë.Italia do të luajë sot në oren 16:00 ndeshjen e saj te dytë në grupin F të Botërorit kundër Zelandës së Re.

Fitorja në ndeshjen e parë e Brazilit kundër korano-veriorëve i ka dhënë kryesimin e Grupit G Selecaos, por një sukses kundër Elefantëve do ti jepte kualifikimin.

Tekniku, Carlos Dunga, nuk do të ndryshojë asgjë në krahasim me sfidën e parë, pavarësisht lojës jo brilante të treguar kundër Koresë së Veriut. Përballja në Soccer City me afrikanët e fortë, përbën një sfidë krejt tjetër, për më tepër që nga minuta e parë do të jetë Didier Drogba. Por portieri i Brazilit Julio Cesar, beson në forcën e repartit difensiv të skuadrës.

 “Kur u ndeshëm me Chelsea në Ligën e Kampioneve, Drogba nuk luajti shumë mirë, sepse mbrojtësi ynë Lucio zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, duke bllokuar cdo tentativë të tij”, u shpreh Cesar.

Prapavijës së Brazilit nuk mund ti lëvizësh asgjë dhe Dunga propozon edhe një herë rreshtimin 4-sh të Maicon-Lucio-Juan dhe Bastos, ndërsa Melo dhe Gilberto Silva përpara tyre, i garanton suportin e treshes Robinjo-Kaka-Elano, për sulmuesin e vetëm Luis Fabiano. 5 herë kampionët e botës ëkrkojnë fitoren për të kaluar turin, për të mos komplikuar kështu më kot situatën në grupin e vdekjes, kur në fund do të luajnë kundër Ronaldos dhe të tjerëve.

Atmosfera në kampin e Bregut të Fildishtë është sigurisht optimiste ndonëse përballja me Brazilin është ajo që cdo skuadër nuk e dëshiron. Rikthimi pas dëmtimit i sulmuesit të Chelsea, Didier Drogba, plotëson forcën e afrikanëve dhe tekniku Sven Goran Ericksson i beson atij pikën e diamantit të ofensivës së Elefantëve.

Italia do të luajë sot në oren 16:00 ndeshjen e saj te dytë në grupin F të Botërorit kundër Zelandës së Re. Kampionet e Botes në fuqi e nisen mbrojtjen e titullit me një barazim 1-1 kundër Paraguait dhe kundër oqeanikeve objektivi për të besuarit e marcello Lipit është vetëm fitorja.

Gjithcka e lehtë në letër për italianët, por performaca në premiern Afrikane nuk ishte nga ato që të mbeten në mend. Gjithsesi, hapi fals nuk lejohet për katër hërë kampionet e Botes qe me “Mbombela” do te kerkojne maksimumin, per te hedhur nje hap te rendesishem drejt kualifikimit per ne raundin tjeter.

“Gjithcka do te varet nga kembet tona. Nuk ka favorite ne ndeshjet e Boterorit. Skuadra duhet te jete e perqendruar per te marre maksimumin ne kete ndeshje. Zelandezet do te mbrohen shume dhe per kete arsye duhet te bejme gjithcka mire per te fituar”, ka bere te ditur Lipi.

Barazimi në ndeshjen e parë duket se ka bindur trajnerin kampion Bote të ndryshoje modulin e lojes. Kështu nga 4-3-1-2, kunder Zelandes se re pritet qe te kalterit te zbresin e fushe me nje skeme 4-4-2. Qendra e mesfushes do t;i besohet Montolivos dhe de Rosit, ndersa ne balotazh per sulmin jane Iaquinta dhe Di natale, por sulmuesi i Udinezes eshte me i favorizuar per te fituar nje vend ne krah te Xhilardinos. Nderkohe ne porte do te luaje Federico Marchetti, i cili do te zevendesoje Bufon me nje demtim ne shpine.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)