Brazili mund Kilin, kualifikohet në çerekfinale
Johanesburg, 29 qershor - Brazili ka treguar fuqinë e tij duke shënuar fitore përballë Kilit, duke siguruar kështu edhe kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Botëror, "Afrika e Jugut 2010".
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin "Ellis Park" të Johanesburgut ka përfunduar me rezultat 3-0 në favor të ekipit brazilian.
Goli i parë për brazilianët u shënua në minutën e 35-të, kur mbrojtësi Juan, shënoi një gol të me kokë. Ndërkohë vetëm tre minuta më pas, pas një kombinimi të Robinhos, Kakasë dhe Luis Fabiano, ky i fundit e mposhti portierin Bravo në minutën e 38', për të vendosur rezultatin e pjesës së parë.
Edhe në pjesën e dytë, ishin sërish brazilianët ata që realizuan, ndërsa ekzekutues ishte Robinho, i cili u asistua nga Ramirez (59').
Në çerekfinale, pesëherë kampioni i botës do të ndeshet me Holandën e cila sot eliminoi Sllovakinë me rezultat 2-0.