Brazili interesohet për Guardiolen
Rio De Zhenerio, 25 nëntor - Brazili është në kërkim të një trajneri të ri. Mano Menezes është shkarkuar dje nga drejtimi i ekipit përfaqësues, pas një mbledhjeje të organizuar nga presidenti i Federatës Braziliane të futbollit.
Menezes është kritikuar ashpër së fundmi, ndërkohë që media ka zbuluar edhe kandidatët për ta zëvendësuar. Bëhet fjalë për trajnerin e Korinthiasit, Tite, për atë të Santosit, Murisi Ramalho dhe për Luiz Felipe Skolarin.
Mirëpo, sipas raportimeve të fundit të medieve botërore, Brazili është shumë i interesuar që ta angazhojë Pep Guardiolon për ti prirë kombëtares së Këtij vendi.