Brazili 2014 mundë të anulohet
Paris, 19 korrik - President i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) Sepp Blatter, ka vënë në pikëpyetje organizimin e Kupës së Botës që do të mbahet vitin e ardhshëm në Brazil.
FIFA ia ka frikën protestave, që u mbajtën gjatë Kupës së Konfederatave. Gjatë këtij turneu me qindra mijëra brazilian kanë marrë rrugët për të protestuar për shkak të problemeve sociale, të ndërlidhura edhe me harxhimet e Botërorit, ndërsa pjesëmarrësit janë frikësuar për sigurinë e tyre.
Nëse ndodh sërish, duhet të pyesim veten mos kemi marrë vendim të gabuar për vendin organizator. Tani jam i vetëdijshëm që Botërori i vitit të ardhshëm është rrezikuar, për të mos thënë që mund të anulohet përfundoi Sepp Blatter.