Brazil sot emëron trajnerin e ri
Rio De Zhenerio, 29 nëntor - Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Jose Maria Marin, theksoi se ditën e sotme do të emërohet trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit.
Sipas shtypit karioka, me shumë mundësi do të jetë Luiz Felipe Scolari ai që do të drejtojë Seleçaon në Kupën e Botës \"Brazil 2014\".
Scolari ka qenë trajneri që ka fituar botërorin në krye të Brazilit në vitin 2002, eveniment që u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni.
Së bashku me Scolarin do të rikthehet si koordinator teknik edhe Carlos Alberto Parreira.
Para disa ditësh, CBF shkarkoi nga detyra trajneri Mano Menezes për rezultate jo të kënaqshme.