Branca në bisedime për transferimin e Sahin
Dortmund, 13 prill - Marco Branca është duke zhvilluar bisedime me të afërmit e lojtari të Borussia Dortmundit, Nuri Sahin me këtë të fundit i cili në sezonin e ri mund të jetë duke bartur fanellën e Nerazzurëve.
Mediaset shkruan se kushërinjt e Nuri Sahin ishin parë në Milano javën e kaluar të cilët erdhën të bisedonin me Brancën për transferimin e Sahin.
Çmimi i kërkuar nga Dortmund për Sahin është plotë 23 milion euro, ndërsa ky çmim si duket nuk do të jetë ndonjë problem i madh për Massimo Morattin.