10 Janar 2025

‘Bracuza', topi i botërorit 2014

Barcelonë, 4 shtator - Tifozët e futbollit në Brazil kanë përzgjedhur emrin ‘Brazuca’ për topin zyrtar të Kampionatit botëror 2014.

Më tepër se një milion votues morën pjesë në sondazhin e sponsorit të ngjarjes, Adidas ku përkrahësit e futbollit në shtetin nikoqir të Botërorit 2014 votuan Brazucan para Canavalescas.

Brazuca mblodhi gati 80 përqind të votave në sondazh dhe automatikisht u shënua në topin e Adidasit me të cilin do të zhvillohen ndeshjet e garës ndërkombëtare më 2014.

Emri fitues u njoftua në televizion ku ish kapiteni i Brazilit Cafu bëri një paraqitje si mysafir. Brazuca u votua edhe nga mesfushori i Brazilit dhe Real Madridit, Leite Kaka i cili u inkuadrua në transmetim nëpërmjet një video xhirimi nga Spanja.

Koncepti i emërtimit të topit për Kampionat botëror filloi në Meksikë më 1970 me Telstarin. Në mesin e emrave të njohur të topave në vitet e kaluara janë Tango në Argjentinë më 1978, Azteca në Meksikë 1986 dhe Jabulani në Afrikën e Jugut më 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)