Botërori, zhgënjen Anglia e Fabio Kapelos
Johanesburg, 13 qershor - Anglia zhgenjen në debutimin e saj në Botërorin 2010. Vetëm 1-1 kundër Shteteve të bashkuara të Amerikes dhe ndryshe nga të gjitha parashikimet që e pasqyronin skuadren e Fabio Kapelos si favorite jo vetëm për të fituar këtë ndeshje, por edhe për të fituar Kupen e Botës, në Rustemburg të Afrikes se Jugut ajo ka ecur kunder kësaj rryme.
Anglezet do të kalonin shumë shpejt në avantazh me kapitenit Stiven Xherard, i cili në minuten e katert do të dergonte topin në rrjetë pas një kombinimi të bukur me Heskin. Gjithcka duket e lehtë për anglezet, por përfaqesuesja amerikane do të gjente golin e barazimit vetëm pesë minuta nga fundi i pjesës se parë. Dempsei i ndihmuar edhe nga një gafë e portierit Green do të vinte shenjen e barazimit në rezultat për 45 minutat e para.
Megjithe perpjekjet për te shënuar në fraksion e dytë të dyja skuadrat nuk do të arrinin te finalizonin aksionet e tyre, duke lene ne fuqi barazimin 1-1 deri ne vershellimen e fundit te arbitrit brazilian Karlos Simon.
Me këtë rezultat skuadra e Kapellos ka zhgenjyer në ndeshjen e pare te saj në Botërorin 2010 në grupin C. Nderkohe në ndeshjet e tjera te luajtura dje, në diten e dytë te Boterorit, Argjentina ka mundur minimalisht 1-0 Nigerinë, ndersa në sfiden tjetër te Grupit B, Korea e Jugut ka fituar paster 2-0 ndaj Greqisë.