Botërori, Topi i artë për Diego Forlan
Johanesburg, 13 korrik - Diego Forlan është shpallur lojtari më i mirë i Botërorit Afrika e Jugut 2010. Sulmuesi i Uruguajit ka marrë shumicen e votave të gazetarëve të akredituar në kompeticionin me të rëndesishëm të futbollit, duke fituar Topin e Artë të kësaj Kupe Bote.
Forlan ka mundur rivalitentin e fantazistit hollandez, Wesley Sneijder dhe atë të sulmuesit spanjoll David Villa.
Trofeu për golashenuesin me të mirë të Botërorit ka shkuar për gjermanin Thomas Mueller, i cili shenjoi 5 gola gjatë ndeshjeve të Botërorit, po aq sa Villa, Sneijder dhe Forlan, por sipas rregullores së FIFA-s, nëse disa futbolliste kanë të njejten sasi golash, merr cmimin ai që ka dhënë me shumë asiste. Tre për gjermanin, ndërsa rivalet e tij kanë regjistruar vetëm nga një asist në ketë turne.
Tomas Muller ka marrë edhe trofeun si lojtari më i mirë i ri në Afrika e Jugut 2010.
Ndërkohë, kampionia e re e Botës Spanja, ka marrë dy cmime të tjera. Përfaqesueses iberike të drejtuar nga Visente del Boske ka fituar trofeun për Fair Play, cmim ky qe jepet nga grupi studimor i federates nderkombetare te futbollit mes skuadrave qe kane luajtur te pakten kater skuadra, ku lojtaret e saj kane patur sjelljen me te mirë brenda dhe jashtë fushes.
Në fund kapiteni i Furive të kuqe, Iker Casillas është cilësuar si portieri me i mire i Botërorit, duke marre cmimin që mban emrin e legjendes së portes, rusit Lev Yashin.