23 Dhjetor 2024

Botërori, sot sfida gjigande Gjermani- Argjentinë

Johanesburg, 3 korrik - Afrika e Jugut 2010 do të përjetojë sot në orën 16:00 një tjetër sfide gjigante, pasi në “Green Point Stadion” Gjermania dhe Argjentina do të kërkojnë një vend mes kater me të mirave të Kupës se Botes.

Pas suksesit kundër Anglisë, përfaqësuesja e drejtuar nga Joachim Lew do te kërkojë të hedh një hap tjeter drejt triumfit në kompeticionin me te rëndesishëm te futbollit botëror.

“Jemi absolutisht te vendosur për teë zbritur ne fushe dhe per te dhene maksimumin. Argjentina ka nje skuader shume te forte, por ne nuk e kalojme kohen duke u dridhur ne dhomat e zhveshjes, apo te kemi frike dhe te shpresojmë që arbitri te mos vendose ndeshjen. Une jam i bindur te forca e skuadres dhe ajo eshte e vetëdijshme per potencialin e saj”, ka bere te ditur trajneri i Gjermanise, Joachim Lwv, i cili pas dyshimeve pritet te kete ne dispozicion dy nga lojtaret e tij m,e te rendesishem Mesut Ozil dhe Lukas Podolski.

Ndërkohe, mbrojtësi argjentinas Martin Demichelis, është shprehur përpara kësaj sfide se përfaqësuesja gjermane nuk duhet nënvlerësuar.

\"Ka shume gjera qe duhet te vlerësohen te kjo skuadër gjermane. Ajo është shume e re, por ne te njeten kohe është psikologjikisht e forte dhe krijon shume raste për gol. Duhet te kemi kujdes ne shume gjera”, është shprehur mbrojtësi, i cili luan për Bajernin e Mynihut. Gjermania dhe Argjentina u përballen edhe ne çerekfinalet e Botërorit 2006, ku skuadra gjermane arriti te kualifikohej pas gjuajtjeve te penaltive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)