26 Dhjetor 2024

Botërori me 48 kombëtare

Gjenevë, 10 janar - FIFA ka marrë vendimin për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kampionatin botëror, ku duke nisur nga 2026 nuk do të jenë më 32 skuadra, por 48.

Projekti i fushatës së Gianni Infantinos, tashmë është materializuar. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s mëngjesin e sotëm pas votimit në Zyrih të Zvicrës.

Numri i ndeshjeve të turneut më të rëndësishëm në rang kombëtaresh do të rritet nga 64 ndeshje në 80 të tilla. Në Botërorin e 2026, 48 kombëtare do të jenë të vendosura në 16 grupe me nga 3 secili. Në raundin tjetër do të kalojnë nga dy skuadra për çdo grup, e kjo nënkupton se skuadrave kombëtare i garantohen të paktën dy ndeshje në Botëror, ndërsa fituesi do të luajë 7 ndeshje.

Turneu do të përfundojë brenda 32 ditëve, një vendim i cili pritet të qetësojë klubet e mëdha evropiane, të cilët kundërshtuan fuqishëm këtë ndryshim.

Infantino ishte mbështetësi kryesor i këtij formati të ri të zgjeruar për t’i dhënë sa më shumë mundësi kombëtareve për të përjetuar gëzimin e Kupës së Botës. Sipas kreut të FIFA-s, ky format pritet të forcojë futbollin dhe ta rrisë atë në vendet e vogla.

Sipas FIFA, ky format i ri i Kupës së Botës me 48 skuadra sjell edhe një rritje të të ardhurave financiare të saj në 5.29 miliardë paund që do të thotë një rritje e fitimeve me rreth 521 milionë paund.

Kjo është hera e parë që nga viti 1998, që formati i kampionatit të Botërorit të futbollit pëson ndryshime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)