Botërori, Klose: Mund të mundim Spanjën
Johanesburg, 6 korrik - Kualifikimi për në gjysmefinalet e Botërorit 2010 me një fitore fantastike kunder Argjentines, duket se është harruar nga futbollistet gjertmane, që tani mendojnë për sfiden tjetër kundër Spanjes.
Sipas sulmuesit Miroslav Klose, kampionet e Evropës nuk janë te pamposhtur, ndërkohe qe përballja kunder formacionit te Del Boske ka tjetër specifike nga finalja e Euro 2008.
Spanja mund të them që është natyrisht skuadër më e mirë se Anglia, apo Argjentina, dhe për këtë nuk ka diskutim. Ata luajnë shkëlqyeshëm. Por, pashë ndeshjen kundër Paraguajit dhe Spanja hasi vështirësi. Nuk është një sfide si ajo e finales se Evropianit. Ne mund të fitojmë kundër kësaj skuadre. Ne do ta analizojmë kundërshtarin, do të ndalemi gjerësisht pasi specifika e ndeshjes do të thotë që na çon në finale, ka thene .
Klose ka bere te ditur se nje nga pikat me te forta te Spanjës është golashënuesi i saj me i mire David Vija.
Është një lojtar i madh. Kam parë karrierën e tij dhe më bëhet qejfi që do të luajë këtë edicion të ri me Barcelonën, ku dhe do të dalë më shumë në evidencë, në këtë klub të madh. Ai mund të jetë një lojtar si Messi, dhe ta mbrosh Vijën një për një, është e vështirë. Gjermania u përball me Spanjën ne finalen e Euro 2008, ku iberiket fituan 1-0 fale nje goli te realizuar nga Fernando Torres.