Botërori, grabiten gazetarët kinezë
Johanesburg, 18 qershor - Disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë plaçkitur dhomen e hotelit ne qytetitn e Nelspruit, duke vjedhur tre laptope, disa telefonë celularë dhe një shumë dollaresh që i përkisnin tre gazetarëve të një televizioni kinez qe ndodhen në Afriken e Jugut për të pasqyruar Botërorin 2010.
Vjedhja e gazetarëve kineze vjen vetëm një javë pasi një gazetar portugez dhe një tjetër spanjoll u vodhen nen kërcenimin e armeve në një hotel në veri të Johanesburgut.
Autorët e kësaj ngjarjeje u arrestuan dhe u gjykuan shumë shpejt, duke u denuar me nga 15 vjet burg secili për krimin e kryer.
Në një komunikatë për mediat policia lokale ka bërë të ditur se për fat të mirë nuk ka patur të plagosur apo viktima, nderkiohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e personave te implikuar.
Organizatoret e Kupes së Botës 2010 në Afriken e Jugut kanë bërë të ditur se këto janë ngjarje te rralla, ndërkohë që shprësojnë që ky kompeticion te shkojë në mënyrën me te mirë, për të shtyrë turistet të viztojnë vendin pas investimeve të bëra për Botërorin.