23 Dhjetor 2024

Botërori 2030, Uruguaji kërkon organizimin

Montevideo, 1 tetor - Gjatë vizitës të zhvilluar në Kolumbi ku do zhvillohet Botërori U-20, shefi i FIFA-s, Sepp Blatter deklaroi se Uruguaji i ka bërë një propozim për të organizuar botërorin e vitit 2030 për 100 vjetorin e këtij evenimenti që startoi ne 1930-ën.

Në këtë projekt mund të marrë pjesë edhe Argjentina, pasi Uruguaji është një vend i vogël me rreth 3 miliona banorë dhe ndihma e vendit fqinjë do të rezultonte shumë e rëndësishme.

Uruguaji është vendi ku u zhvillua për herë të parë Kupa e Botës, të cilën e fitoi vendi organizator. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)