Botërori 2022, SHBA hedh kandidaturën
Washington, 25 nëntor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës po synojnë të strehojnë botërorin e futbollit 2022.
Është ish presidenti amerikan Bill Clinton që ka hedhur sfidën amerikane për të pritur edicionin e 22-të të eventit botëror.
Ish presidenti është emëruar president nderi i komitetit që synon të çojë në Amerikë, për herë të dytë pas 1994, kampionatin e botës.
Më 2 dhjetor FIFA do të vendosë për vendet kandidate që do të organizojnë botërorët 2018 e del 2022, duke pasur parasysh që ai i 2014-s do të mbahet në Rio de Zhaneiro.