24 Dhjetor 2024

Botërori 2018 dhe 2022, shumë vende të interesuara

Zurich, 2 dhjetor - Personalitete të sportit dhe të politikës angleze, ruse belge dhe holandeze kanë zbarkuar në Zurich, për të bërë lobingun e fundit për vendin organizator të botërorit 2018.

Kryeministri anglez, Cameron së bashku me princin Uilliam dhe mesfushorin e kombëtares angleze David Beckham pretendojnë se janë vendi i duhur për të marrë përsipër organizimin e një evenimenti ndërkombëtar.

“Kemi një skuadër mjaft të fortë që do të bëjë ç’është e mundur që ta fitojmë ne kandidaturën”, ka theksuar kryeministri  anglez.

“Jemi kandidatura më e mirë e parë nga ana teknike. Dihet pasioni ynë për futbollin, garantojmë organizimin e një botërori të paharrueshëm dhe me stadiume te mbushura plot”, ka përfunduar Cameron.

Kandidatura belgo-holandeze do të prezantohet nga legjenda e futbollit holandez Rud Gulit.

“Kemi kundërshtar vende që e kanë patur më parë një botëror”, ka theksuar Gulit.

“Holanda dhe Begjika janë dy ndër vendet e para që kanë qenë në themelimin e FIFA-s. Kjo është koha e duhur që FIFA të thotë: kemi diçka për t’ju thënë tashmë”, ka përfunduar holandezi.

FIFA do të publikojë të enjten vendet organizatore për botërorin 2018 dhe 2022, por sipas kompanive të basteve kandidatura angleze shihet si më favoritja për 2018, ndërsa ajo australiane më e favarizuar kundrejt kandidaturës së Japoni-Kore e Jugut, Katarit dhe Amerikës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)