22 Dhjetor 2024

Botërori 2014, Brazili: Gjithçka do të jetë gati

Johanesburg, 6 maj - “Brazili do të jetë gati brenda afatëve për të organizuar Botërorin 2014 të futbollit”. Kështu është shprehur ministri i sporteve në Brazil Orlando Silva, duke iu përgjigjur kritikave të fundit të FIFA-s.

Sekretari i përgjithshëm i saj Jerome Valcke kritikoi autoritetet braziliane në lidhje me përgatitjet duke ironizuar me pyetjen se nëse ata prisnin karnavalet e ardhshme për të nisur punimet.

"Gjithcka po ecen sipas parashikimeve. Ne nuk kemi nevojë të shpejtojme, pasi kemi llogaritur cdo gjë dhe do të jemi gati në kohë për të pritur Kupen e Botës”, ka thënë ministri brazilian i sportëve.

Komiteti organizativ i Botërorit 2014 do të nisë inspektimin e 12 stadiumeve të qytetëve që janë parashikuar të presin ndeshjet e këtij kompeticion.

Brazili që është dhe skuadra që e ka fituar me shumë Kupen e Botës, do të organizojë për herë të parë pas 64 vjetesh një Botëror të futbollit.

Gjithsesi, autoritet kanë berë të ditur së do të duhet shumë punë, sidomos ne rikonstruksionin e stadiumeve dhe ne infrastrukture, e cila do te sherbejë edhe per Lojrat Olimpike qe do te zhvillohen në vitin 2016 në Brazil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)