29 Prill 2024

Botërori 2010, Maradona: Argjentina do triumfojë

Londër, 3 qershor - Mëgjithë polemikat që e kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj periudhe, trajneri i Argjentines, Diego Armando Maradona është shprehur i bindur se skuadra e tij do të triumfoje në finalet e Kupes se Botës që do të nisin në Johanesburg me 11 qershor.

Sipas legjendes se futbollit argjentinas, ekipi që ai drejton i ka të gjitha mundësitë te fitoje Kupen e Botës, mëgjithëse nuk renditet mes favoriteve.

“Gjatë këtyre diteve i kam parë të gjithë futbollistët të sterviten të qetë. Skuadra po tregon se i ka të gjitha mundesite të zhvilloje një Botëror të shkëlqyer dhe ta mbylle atë me fitimin e trofeut. Nuk jemi mes favoriteve, por ne besojme te suksesi”, ka bërë të ditur Maradona, i cili ka folur vetëm pas kater ditesh qe nga mbërritja e kombëtares se Argjentines ne Pretoria te Afrikes se Jugut.

Trajneri argjentinas ka folur edhe nje here per Lionel Mesin, i cili shihet dhe si pika kryesore e skuadres se tij ne kete Boteror.

“Cdo futbollist mund te lere shenje ne futbolli dhe ai eshte ne rrugen e duhur per te hyre ne histori. Kete do ta tregoje edhe ne fushe gjate Boterorit”, ka përfunduar Maradona, i cili eshte vene ne qender te polemikave, pasi sipas mediave argjentinase me avionin e kombëtares kane udhëtuar drejt Afrikes se Jugut edhe 30 drejtues te grupeve te tifozëve ultras. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)