Botërori 2010, Gjermania 4-0 Argjentina
Johanesburg, 4 korrik - Kombëtarja e Gjermanisë i ka shkaktuar debakël të vërtetë Argjentinës, duke e mposhtur me rezultat 4:0 dhe në gjysmëfinale do të presë fituesin nga takimi Spanjë-Paraguai.
Takimi është zhvilluar të shtunën në stadiumin Green Point në Kejptaun, në kuadër të ndeshjes së parafundit të çerekfinales.
Gjermanët nisën për mrekulli takimin duke arritur në avantazh që në minutën e tretë përmes Mulerit. Pancirët vazhduan me sulme të tjera, por nuk arritën të shënojnë gola të tjerë, përderisa gauçosët ishin disi të humbur në terren, përfshirë edhe lojtarin më të mirë në botë Lionel Mesi.
Në pjesën e dytë Gjermania erdhi në epërsi në minutën e 67-të përmes Kloze, ndërsa epërsinë e thelloi Fridrih në minutën 74. Klose dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt shënoi edhe golin e katërt.
Pas kësaj fitoreje, Gjermania do të luajë në gjysmëfinale me fituesin e takimit ndërmjet kampionit aktual evropian Spanjës dhe Paraguait.