22 Dhjetor 2024

Botërori 2010, Capello thërret 30 emra

Londër, 12 maj - Nisin të marrin formë kombëtaret e Botërorit 2010 pasi një pjesë e sezoneve futbollistike kanë përfunduar, ndërsa një pjesë tjetër po shkojnë drejt finishit.

Fabio Capello ka publikuar listën me 30 futbollistët paraprakë, ku vetëm 7 prej tyre nuk do kenë fatin të shkojnë në Afrikën e Jugut. Bie në sy prania e mbrojtësit të Liverpool, Jamie Carragher, i cili është thirrur për herë të parë nga tekniku italian.

Risitë absolute janë Michael Dawson i Tottenham dhe Adam Johnson i Manchester City. Lista e plotë vijon si më poshtë;

Portierë; Joe Hart, David James, Robert Green
Mbrojtës; Leighton Baines, Jamie Carragher, Ashley Cole, Michael Dawson, Rio Ferdinand, Glen Johnson, Ledley King, John Terry, Matthew Upson, Stephen Warnock

Mesfushorë; Gareth Barry, Michael Carrick, Joe Cole, Steven Gerrard, Tom Huddlestone, Adam Johnson, Frank Lampard, Aaron Lennon, James Milner, Scott Parker, Theo Walcott, Shaun Wright-Phillips

Sulmues; Darren Bent, Peter Crouch, Jermain Defoe, Emile Heskey, Wayne Rooney.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)