Botërori 2010, Brazili forcon mbrojtjen
Rio de Zhenerio, 27 maj - Pesë herë kampionët e botës, skuadra që gjithnjë ka patur pikën e fortë sulmin, duket se këtë herë duhet të shohë me shpresë edhe në prapavijën solide.
Mbrojtësit brazilianë kanë shfaqur bindjen e tyre në skuadrën përfaqësuese të zgjedhur nga tekniku Carlos Dunga, pavarësisht se ato janë kundërshtuar në Brazil, mbi të gjitha për mungesën e fantazistit të Milan, Ronaldinjo.
\"Kam besim të plotë tek, Lucio dhe Luisao, që po ndihmojnë edhe mua gjatë sesioneve stërvitore. Jam i sigurtë se mbrojtja e Brazilit do të jetë më e mira e Kupës së Botës\", vlerësoi Tiago Silva.
E në fakt, Dunga është kritikuar pikërisht për faktin se ka marrë 7 mesfushorë difensivë duke e kthyer Brazilin në një skuadër të bazuar në lojën fizike.
Sidoqoftë, në 4 vitet e drejtimit të Dungës Brazili ka qenë efektiv, me triumfin në Kupën e Amerikës, Kupën e Konfederatave dhe vendin e parë në eleminatoret e 2010.
\"Kam besim në talentin tonë, por sigurisht kur fiton kompeticione të rëndësishme, kur mund kundërshtarë të fortë, merr më tepër besim u shpreh Juan.
Brazili do të niset të mërkurën drejt Afrikës së Jugut, me bazë në Johanesburg, ku do të ndeshet në Grupin G me Korenë e Veriut, Bregun e Fildishtë dhe Portugalinë, por më parë do të ndalojnë në Brasilia, ku lojtarët do të takohen me presidentin Luiz Inacio Lula da Silva.