22 Dhjetor 2024

Botëror 2010 biletat blehen nëpër super-markete

Johanesburg, 15 prill - Gjysmë-milion bileta të pa-shitura për Kampionatin botëror në Futboll që prej 11 qershor deri më 11 korrik do të mbahet në Afrikën e Jugut do të shiten nëpër super-markete anembanë shtetit.

Përveç finales e cila do të zhvillohet në stadiumin “Soccer City”, për të gjitha ndeshjet tjera ka ende bileta të pa-shitura, për këtë arsye Federata Ndërkombëtare e Futbollit, përveç shitjeve në internet si dhe shitjeve nëpër banka, ka vendosur që biletat e mbetura ti shesë edhe nëpër super-markete nëpër qytetet ku do të zhvillohet evenimenti më i madh futbollistik.

Sa u përket çmimit, ata ende janë të shtrenjta për banorët lokal. Bileta më e lirë që mund të blihet kushton 20 dollarë amerikan mirëpo ato të fazës finale, varësisht nga vendi prej ku do të ndiqet ndeshja arrijnë shifrën prej 900 dollarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)