Botafogo pranë angazhimit të Seedorf
Milano, 10 maj - Në fund të sezonit aktual, Clarence Seedorf mbetet pa kontratë me Milanin, ndërsa mediat raportojnë se ai është pranë kalimit te klubi brazilian, Botafogo.
Çështja ka ngecur vetëm te shuma e pagës së 36-vjeçarit, ku pritet të përfshihet edhe sponsori i klubit, Puma.
Kompania Puma planifikon investime afatgjate në tregun brazilian, gjegjësish amerikano-jugor, prandaj është e gatshme që të paguajë një pjesë të pagës së holandezit.
Seedorf pritet ta marrë fanellën me numrin 4 dhe të përfshihet nëpër fushatat reklamuese të Pumas. Lojtari nuk është kundër transferimit në Amerikën Latine, pasi gruaja e tij është braziliane.