Borussia Dortmund në finale
Dortmund, 1 maj - Borussia Dortmund është finalistja e parë në garën e Ligës së Kampionëve.
Klubi gjerman ka humbur në ndeshjen e dytë të serisë prej dy ndeshjeve ndaj Real Madridit 2-0.
Por, Borussia, që fitoi ndeshjen e parë në Gjermani me rezultat 4-1, u plasua në finale, pas rezultatit 4-3, që nxirret nga dy ndeshjet.
Sonte, Bayern Munich do të këkrojë që të plasohet gjithashtu në finale në ndeshjen kundër Barcelonës në Spanjë.
Bayern e fitoi lojën e fundit në javën e kaluar me rezultat 4-0, duke krijuar shanse të mira për një finale mes gjermanëve në stadiuimin Wembley më 25 maj.