Boltoni refuzon ofertën e Arsenalit për Cahill
Londër, 26 gusht - Menaxheri i Bolton Wanderers, Owen Coyle, ka konfirmuar se Arsenali ka bërë një ofertë për mbrojtësin Gary Cahill.
Mbrojtësi i qendrës ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe Coyle ka thënë gjatë gjithë verës se anglezi do të lejohet të largohet për çmimin e duhur.
Arsenali kërkon të shpenzojë para pas shitjes së Samir Nasri dhe Cesc Fabregas dhe një partner për Thomas Vermaelen është në mesin e prioriteteve të klubit. Por, duket se oferta e Topçinjtë për mbrojtësin, e cila thuhet të jetë rreth 6 milionë funte, nuk ka qenë as afër pritjeve të Boltionit.
Ka pasur një bisedë në mes të [presidentit] Phil Gartside dhe përfaqësuesve të Arsenalit. Unë vetëm po e përcjellë këtë te pala e tretë, por fjala tallje nuk e mbulon këtë.
Kur unë bëj ofertë për një lojtar, do të doja të mendoj çmimin e duhur, por kjo nuk ishte as afër. Fola me Gary Cahill për këtë, dhe ai di gjithçka që po zhvillohet, ka thënë Coyle.