Bolt përfundon karrierën olimpike me 9 medalje të arta
Rio de Zhaneiro, 20 gusht - Vrapuesi nga Xhamajka, Usain Bolt, përfundoi karrierën olimpike, duke fituar nëntë medalje të arta në Olimpiadën në Rio de Zhaneiro.
Ai ka dalë i pari në secilën finale të vrapimit, përfshirë edhe atë të fundit që është zhvilluar të premten mbrëma.
Bolt planifikon të pensionohet pas Kampionatit Botëror në Londër më 2017 dhe nuk do të garojë në Olimpiadën e Tokios më 2020.
Do të më mungojnë turmat e njerëzve, nuk do të më mungojnë intervistat, kam dhënë rreth 500 sosh, ka thënë super-ylli Bolt.