Bojan Krkic kalon tek Roma

Romë, 22 qershor - Bojan Krkic më në fund pranon largimin nga Barcelona. Ka një marrëveshje të plotë ndërmjet kampionit evropian dhe ekipit italian Roma për transferimin e tij.
Ai do të kalojë në Olimpico për 2 vjet, me mundësinë e riblerjes nga Barcelona. Kalimin ia ka lehtësuar fakti që trajneri i ri i Romës është Luis Enrique, që deri më tani ishte pjesë e Barcelonës.
Marrëveshja është mbyllur të martën në mbrëmje në Barcelonë, dhe jozyrtarisht thuhet se ka kushtuar 10 milionë euro. Bojan gjendet në Danimarkë me Spanjën U21.