Bojan Krkic është duke u lidhur me një largim drejtë Romës
Barcelonë, 9 qershor - Sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkic është duke u lidhur me një largim drejtë Romës, menjëherë pasi Luis Enrique zyrtarizoi punën e tij të re si trajner i klubit nga Serie A për sezonin tjetër.
El Mundo Deportivo thotë se 20-vjeçari Spanjoll me prejardhje serbe është i etur të ndjek hapat e ish-trajnerit të Barcelona B.
Dua të luaj me lojtarët më të mirë që do të gjej tek Roma dhe disa do të përpiqem ti sjell nga Barcelona, ishte shprehur Luis Enrique para se të kalonte tek klubi nga kryeqyteti Italian.
Sidoqoftë, javën e kaluar Krkic tha se ai dëshiron qëndrimin në Camp Nou, pasi kishte spekulime me një kalim të tij tek Villarreal si pjesë e marrëveshjes me Rossin.