Boca Juniors mirëprit gjithmonë Tevez-in
Londër, 2 shkurt - Nëse Manchester City do të na pohonte se kërkon një klub që duhet të luajë Tevez, dyert tona do të jenë gjithmonë të hapura. Në rast se do të vinte gratis atëherë do të ishte i mirëpritur.
Daniel Angelici, president i Boca Juniors, ka bërë të ditur dhe njëherë tjetër dëshirën e tij për ta pasur në skuadër Tevez, por që me sa duket asgjë nuk do të realizohet pasi lojtari do të vazhdojë të qëndrojë tek skuadra e Manchester City, të paktën deri në qershor, kjo bazuar në lajmet e orëve të fundit.
Tevez, ka qenë pjesë e sektorit të të rinjve të Xeneize në 97 dhe ka qëndruar tek Boca deri në 2004, duke fituar dhe një titull kombëtar një kupë Libertadores, një Kupë të Amerikës së Jugut dhe një Botëror për Klube.