Boateng kishte menduar të largohej nga Italia
Milano, 26 prill - Mesfushori ganez i Milanit, Kevin Prince Boateng gjatë një interviste për \"La Gazzetta dello Sport\" deklaroi se më parë kishte menduar të largohej nga Italia.
Boa theksoi se dëshiron të qëndrojë sa më gjatë te klubi kuqezi pavarësisht koreve raciste.
Gjithashtu Boateng bëri të ditur se ndihej shumë i trishtuar për gjithçka që tifozët kundërshtar thonë kundrejt tij.
26-vjeçari tha se nuk dëshiron të ndërrojë skuadër për faj të disa personave që nuk kanë respekt.
Mesfushori foli edhe për Juventusin dhe shtoi se \"Zonja e Vjetër\" e meriton fitimin e kampionatit, pasi është treguar superiore ndaj të gjithëve dhe se tashmë Milani duhet të luftojë për të siguruar vendin e tretë.