Boateng: Kam arritur marrëveshje me Bayernin
Manchester, 15 qershor - Mbrojtësi i Manchester Cityt, Jerome Boateng, ka konfirmuar të martën se ka arritur marrëveshje katërvjeçare me Bayern Munichun.
Është e vërtetë, kam rënë dakort për një kontratë katërvjeçare me Bayernin.
Tani varet nga Manchester City nëse do të jetë e vlefshme. Për momentin ata po e bëjnë paksa të vështirë, ka thënë Boateng për Kicker.
City kërkon 20 milionë euro për 22-vjeçarin, të cilin një vit më parë e transferoi për 12.5 milionë euro nga Hamburgu.