Boateng dhe Tiago Silva, drejt rikthimit
Milano, 23 prill - Më në fund edhe Milani po i rikuperon lojtarët e dëmtuar. Që të dielën në ndeshjen me Bolognan do të rikthehen në dispozicion të trajnerit Massimilliano Allegri futbollistët Abate, Van Bommel dhe Gatusso.
Ky i fundit është rikthyer të stërvitet me grupin gjatë ditës së djeshme, pas stërvitjeve të diferencuara të ditëve të kaluara.
Në ndeshjet e ardhshme do të ketë edhe rikthime akoma më të rëndësishme.
Sipas asaj që ka bërë të ditur Milan Channel, Thiago Silva dhe Kevin Princ Boateng pritet të rikthehen në fushë me shumë mundësi për ndeshjen që kuqezinjtë do të luajnë me Genoan dhe Sienën.