Boas: Nuk ka më oferta për Modric

Londër, 9 shtator - Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas ka zbuluar se Chelsea nuk do të bëjë ofertë të re për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric.
Chelseat i ishin refuzuar pesë oferta nga Tottenhami për kroatin fantastik dhe portugezi Villas Boas është i lodhur, duke paralajmëruar se nuk do të bëjë më ofertë për të.
Nuk mendoj se do të bëjmë ofertë të re. Tregu është mbyllur dhe nuk dua të spekuloj për atë që ndodh në Janar, theksoi Villas Boas.