Blatter: Topi i Artë duhet t`i takojë një spanjolli
Paris, 6 shtator - Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, thotë se Topin e Artë këtë vit duhet ta fitojë një futbollist spanjoll.
Më pëlqejnë shumë ata (spanjollët). Mendoj se një lojtar spanjoll duhet të zgjidhet për çmimin pas asaj që arritën këtë vit në Kampionatin Evropian.
Mirëpo, ne nuk kemi asnjë lloj ndikimi, ka thënë 76-vjeçari në një intervistë për Marca.
Në vazhdim, ai e ka lavdëruar portierin e Real Madridit, Iker Casillas dhe mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez, ndërsa ka thënë se duhet të pritet akoma për t`u vendosur nëse kombëtarja aktuale e Spanjës është më e mira e të gjitha kohërave.