Blatter shtrohet në spital
79-vjeçari i cili ka drejtuar qeverinë botërore të futbollit për 18 vjet, është pezulluar përkohësisht për 90 ditë muajin e kaluar, lidhur me skandalin e korrupsionit.
Ai vuan nga ajo që e ka përshkruar si një dobësim të vogël të trupit, por pritet të përmirësohet në ditët në vijim.
Blatter, sipas miqve të tij është i aftë të flasë dhe mund të qëndrojë për trajtim deri të martën e ardhshme.
Blatter dhe presidenti i UEFA-s, Michel Platini janë pezulluar për 90 ditë nga komiteti etik i FIFA-s