Blatter pezullohet nga futbolli për 6 vjet e tetë muaj
Gjenevë, 24 mars - Ish-presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter është pezulluar nga futbolli për 6 vite e tetë muaj për shkak të keqpërdorimit të pozitës.
Sipas vendimit të Komitetit të Etikës së FIFA-s, Blatter u gjobit me një milion franga zvicerane (903 mijë euro) dhe iu shqiptua dënimi që të mos merret me futboll për 6 vjet e tetë muaj.
Përveç kësaj, Jerome Valcke, i cili ishte sekretari i përgjithshëm i FIFA-s gjatë mandatit të Blatter, gjithashtu mori të njëjtën dënim.
FIFA informoi Blatter dhe Valcke për vendimet e marra. Megjithatë, që vendimet të jenë të zbatueshme, dënimet e mëparshme për parregullsi nga dy ish-udhëheqësit duhet të plotësohen.
Prandaj, dënimi për Blatter do të hyjë në fuqi pas tetorit të vitit 2021 ndërsa për Valcke pas tetorit të vitit 2025.