11 Janar 2025

Blatter: Kosova nuk mund të luajë pa ‘izën’ e Serbisë

Cyrih, 22 mars - Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s la në dorë të presidentit Sepp Blatter zgjidhjen e problemit për ndeshjet e Kosovës.

Në takimin dy-ditor të zhvilluar ditën e enjte në Cyrih, ky Komitet nuk ka dalë me asnjë vendim përsa i përket ndeshjeve miqësore që mund të zhvillojë kombëtarja e futbollit të Kosovës, praktikisht duke lënë në fuqi vendimin e marrë në takimin e dhjetorit të kaluar në Tokio.

Sipas vendimeve të Tokios, Kosova U21 mund të zhvillojë ndeshje miqësore, ndërsa skuadra A duhet që më parë të marrë lejen e Serbisë.

Pikërisht ky kushtëzim u kritikua ashpër në Prishtinë dhe u kërkua ndryshimi i tij. Por Komiteti Ekzekutiv është menjanuar nga kjo cështje duke i kaluar gjithcka në dorë të Blater për të negociuar një zgjidhje të pranueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)