Blaszczykowski e refuzoi Manchester Cityn
Manchester, 1 gusht - Blaszczykowski ka bërë të ditur se këtë verë e ka refuzuar mundësinë e transferimit në Manchester City.
Mesfushori polak së fundmi e vazhdoi kontratën me Borussia Dortmundin, por më parë Citizens ishin të gatshëm ta paguanin klauzolën e tij për shkëputjen e kontratës.
Dortmundi thjeshtë kishte avantazh ndaj Manchester Cityt. Kemi një skuadër të madhe, trajner fantastikë, tifozë të jashtëzakonshëm dhe një të ardhme mjaft të ndritshme para nesh, deklaroi ai për Sportoëy.
Në Dortmund, familja ime ka gjithçka i nevojitet. Unë nuk do të merrem me interesimin e klubeve tjera për mua, përfundoi Blaszczykowski.