12 Janar 2025

Bild shpall 10 sportistët më të mirë të të gjitha kohërave

Berlin, 20 qershor - Gazeta me tirazhin më të madh në Gjermani, Bild ka shpallur listën e dhjetë sportistëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Listën e 10-të sportistëve më të mirë e kanë përpunuar 53 gazetarë të sportit në të gjithë Gjermaninë, të cilët kanë marrë parasysh rezultatet kulmore, por edhe ndikimin që kanë pasur në shoqërinë njerëzore.

I pari në këtë listë është boksieri legjendar Muhamed Ali (67 vjeçar), ish-kampion i botës tri herë në peshën e rëndë.

Në vendin e dytë gjendet futbollist legjendar brazilian, Pele (68), tri herë kampion i botës, me 77 gola në 92 ndeshje për kombëtaren e Brazilit. Ai në 1 363 ndeshje ka shënuar 1 281 gola.

Në vendin e tretë gjendet shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher, i cili ka triumfuar në 91 gara.

Ja dhjetëshja më e mirë:

1. Muhamed Ali (boks)

2. Pele (futboll)

3. Michael Schumacher (Formula 1)

4. Michael Jorda (basketboll)

5. Roger Federer (tenis)

6. Franz Beckenbauer (futboll)

7. Jesse Owens (atletikë)

8. Diego Armando Maradona (futboll)

9. Carl Lewis (atletikë)

10. Michael Phelps (not)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)