07 Maj 2025

Besnik Hasi drejt Premier Ligës

Londër, 30 mars - Besnik Hasi, ish-lojtar i Kombëtares shqiptare dhe aktualisht trajner i Anderlehtit në Belgjikë, mund të kalojë në Premier Ligë.

Mediat britanike shkruajnë se gjakovari 44-vjeçar mund të marrë drejtimin e Aston Vilës pas shkarkimit të francezit Remi Gard.

Sipas tyre, Hasi njihet si një trajner me reputacion në skuadër, gjë e cila e ka çuar atë drejt titullit kampion në Belgjikë. Mediat shkruajnë gjithashtu se një tjetër anë pozitive e tij është edhe ndihma që ai i jep lojtarëve të rinj.

Ndërkohë, mediat belge shkruajnë se Hasit i pëlqen kalimi në një nga ligat më të rëndësishme të Europës, por sipas tyre, gjakovari është i fokusuar te puna si trajner i Anderlehtit, të paktën deri në fund të sezonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)