Berlusconi vendos të largojë Allegrin
Milano, 14 mars - Dukej se gjithçka ishte në rregull por humbja e thellë nga Barcelona ka rihapur sërish çështjen e trajnerit Massimiliano Allegri.
Sipas Gazzetta dello Sport, humbja e thellë e Milanit në Camp Nou e ka shtangur presidentin Silvio Berlusconi dhe ai ka fillaur seriozisht ta mendojë largimin e tij.
Pavarësisht që kontrata e Allegrit skadon në vitin 2014, humbja e fundit dhe dyshimet e Berlusconit si dhe interesimi i vazhdueshëm i Romës mund ta përshpejtojë largimin e Allegrit nga Milani.
Ndërkohë, thuhet që menaxheri i përgjithshëm i Romës, Franco Baldini ka nisur kontaktet me teknikun livornez, duke biseduar madje edhe për stafin e tij në kryeqytet.