Berlusconi shpreson për rikthimin e Kaka
Milano, 21 janar - Silvio Berlusconi është shprehur optimist mbi rikthimin e Kaka tek Milani në merkaton e janarit.
Në një intervistë për Sky Sports, presidenti i Milanit deklaroi se ka shumë mundësi që të arrihet marrëveshja me Realin e Madridit
Jam optimist. Është një lojtar i madh dhe një njeri i madh. E kemi ende në zemrat tona. Nëse Kaka do të bashkohej me Milanin, do të ishte një zgjidhje edhe për Realin sepse në Spanjë po qëndron në stol. Ai mund të rikthehet në nivelet e larta tek Milani, u shpreh Berlusconi.
Në lidhje me Balotellin ai shprehet se nuk e dinte se çfarë do të bëhej.