10 Janar 2025

Berlusconi rikthehet në krye të Milanit

Milano, 30 mars - Silvio Berlusconi rikthehet si president i Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur AC Milan me anë të një komunikate në faqen zyrtare në internet.

“Berlusconi është kthyer në shoqërinë e tij. Këshilli administrativ e ka shpallur president nderi.”

Ish-kryeministri i Italisë mori drejtimin e klubit kuqezi më 20 shkurt 1986 dhe e mbajti postin e presidentit deri në 21 dhjetor 2004.

U kthye sërish si president në periudhën qershor 2006-prill 2008. E la postin pas rizgjedhjes i kryeministër i Italisë.

Në drejtimin e tij Milani është shpallur tetë herë kampion i Italisë, 5 herë ka fituar Ligën e Kampioneve dhe 3 herë Kupën Interkontinentale.

Gjithashtu ka fituar 6 Superkupa Italie, 5 Superkupa Europe dhe 1 Kupë Italie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)