23 Dhjetor 2024

Berlusconi premton lojtar të madh

Milano, 20 maj - Presidenti i Milanit, Sivlio Berlusconi, u ka premtuar tifozëve kuqezi, se do të transferojë së paku një futbollist të madh gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa aludoi në Filipo Gallin si trajner të ri.

“Në një moment të krizës, sikurse kjo nga e cila janë prekur Bota dhe tërë Evropa, nuk mund t’ia lejoj vetes shpenzime marramendëse. Milani do të mbajë skuadrën aktuale dhe do të përforcohet me katër ose pesë lojtarë nga akademia”.

“Por, duke parë se jam i çmendur pas Milanit që nga fëmijëria, unë nuk do të heq dorë nëse duhet të blejmë një kampion, që mund të na shpjerë në një nivel tjetër. Por, vetëm nëse do të ishte një kampion i madh, vërtetë i madh, që do të mund të bënte diferencën, dikush si Ronaldo”.

“Galli? Ne këtu te Milani e konsiderojmë lartë përvojën në sektorin e të rinjve që është shumë i rëndësishëm, sepse bëhet fjalë për një trajner nga një pikë psikologjike. Sa për Leonardon, ai është kokëfortë, ai nuk i ndoqi këshillat e mia…por ai është njeri i mirë dhe e do Milanin”, deklaroi Berlusconi për Sky Sport 24.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)