28 Dhjetor 2024

Berlusconi nuk heq dorë nga Ibrahimoviq

Milano, 25 shkurt - Zlatan Ibrahimoviq është shndërruar në një fiksim të ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i cili nuk humbet rast që të tentojë rikthimin e suedezit në “Milanelo”, pasi e detyroi të largohet në verën e vitit 2012.

Natyrisht që hipoteza e një ribashkimi nuk është absolutisht e pamundur, duke qenë se vetë bomberi i parisienëve konfirmon se ka mbetur shumë i lidhur me Milanin dhe nuk ka qenë kurrë ai që ka dashur të largohet prej aty.

Madje, ai ishte i gatshëm që të bënte edhe një sakrificë financiare, si ulja e pagës, vetëm për të qëndruar. Dhe pas kësaj këmbënguljeje që tregon lojtari fshihej pikërisht dëshira e Helenës për të jetuar në Milano.

Qyteti verior u shndërrua për shumë vite në shtëpinë ideale të familjes Ibrahimoviq, si rrjedhojë e karrierës së gjatë që Zlatani pati në Milano mes Interit dhe Milanit, por mbi të gjitha edhe Helena dhe dy djemtë e tyre, Vinsent dhe Maksimilian ishin shumë të lumtur.

Pa dyshim që ideja e presidentit është jo vetëm ajo e kontraktimit të futbollistit, por edhe të bashkëshortes së tij, duke i ofruar një kontratë, për një vend në kompaninë e tij “Mediaset”.

Nëse Helena do të pranojë që përveç dashurisë që ka për Zlatanin t’i joshet edhe dashurisë që ka për Milanon si qytet, pa dyshim që rikthimi i Ibrahimoviçqt në radhët e “Djallit” mund të realizohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)