Berlusconi mendon të shesë Milanin

Milano, 12 korrik - Vendimi i Gjykatës së Apelit të Milanos, i cili ka dënuar kompaninë e familjes Berlusconi, Fininvest, për ti paguar biznesmenit Carlo Di Benedeto 560 milionë euro për çështjen Lodo Mondadori, mund të këtë ndikim negativ edhe te klubi i Milanit.
Sot pritet zhvillime të tjera mbi këtë çështje, ndërkohë që presidenti kuqezi ka nisur të mendoj se kë kompani mund të shesë për të shlyer gjobën e vendosur nga gjykata italiane.
Nëse bëjmë llogaritë e para, për fat të keq mund të jetë klubi i Milanit që do sakrifikohet.
Ky vendim po që na ka prerë krahët, rrezikojmë të shesim disa kompani, i ka thënë kryeministri italian, Silvio Berlusconi, disa anëtarëve të partisë së tij.