Berlusconi: Kaka i mirëpritur te Milani
Milano, 15 mars - Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi, ka deklaruar se klubi i tij do ta mirëpriste yllin e dikurshëm, Kaka, i cili tash bart fanellën e Real Madridit.
Braziliani ka pasur probleme me lëndime dhe formën e tij te Los Blancos, ashtu që ekziston mundësia që ai të largohet nga Bernabeu, kurse San Siro është njëri nga destinacionet e mundshme.
Rikthimi i Kaka? Ne po presim krahëhapur. Padyshim që do të interesoheshim për të. Ai është një lojtar dhe një person i shkëlqyer, ka thënë Berlusconi për La Gazzetta dello Sport.
Sidoqoftë, Berlusconi ka sqaruar se nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim, porse Milani do ta mirëpriste rikthimin e lojtarit që i shërbeu me sukses klubit italian.