Berlusconi interesohet për Kaka dhe Tevez
Siç raporton Tuttosport, pronari kuqezi ka ndërmend ti bëjë dy dhurata tifozëve, Carlos Tevez e Ricardo Kaka.
I pari do të vijë vetëm nëse Manchester City do të pranojë ofertën e huazimit me të drejtë blerjeje por pa obligim dhe do të vijë në Milanello për të zënë vendin e lënë bosh nga Cassano, citohet nga Super Sport.
Dhurata e dytë për tifozët, braziliani Kaka do të vijë në Qershor. Pas 3 vitesh te Real Madrid me shumë ulje e ngritje ish Topi i Artë mund të braktisë Spanjën për tu rikthyer në atë që shumë persona e tifozë e konsiderojnë si shtëpinë e tij, Milani.
Por ardhja e mundshme e 2 asëve, nuk do të jetë e vetmja lëvizje në merkato për kuqezinjtë sepse në mesfushë janë 5 lojtarë në fund të kontratës, Seedorf, Van Bommel, Ambrosini, Flamini e Gattuso dhe të paktën sipas mediave italiane duhet të vijnë 2 mesfushorë.
Lëvizjet e Milanit në merkato priten të fillojnë pas datës 14 dhjetor, kur Don Silvio të jetë ulur në \"fronin\" e Presidentit.